Luana Vjollca u bë një prej personazheve që të gjithë e kishin zili për buqetat e panumërta të luleve që i vinin gjithmonë nga fansat e saj.  Po shumë shpejt, edhe vajzat e tjera të njohura të showbiz-it nisën të postonin foto sa herë që merrnin lule nga miqtë, të afërmit apo edhe fansat apo anonimët.

E fundit “në xhiro”, që i është shtuar listës së vajzave të adhuruara të ekranit është ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebijaj, e cila këtë sezon i është bashkuar programit të mëngjesit Wake Up me Enon dhe Islin.

Edhe Ori, sot mori një buqetë lulesh nga një adhurues i saj, emri i të cilit ka mbetur anonim. Por sekretin që ajo ia besoi Eno Popit, ky i fundit e bëri publik në programin e mëngjesit: “Kjo që do të dëgjoni tani ishte deri në vitin e dhjetë ose deri në muajin e parë pas vitit të 10-të, ishte e pandodhur. Në këtë program, për prezantuesit mund të jenë sjellë ëmbëlsira, dhurata apo gjëra të kësaj natyre. Tufa me lule filluan të vijnë vetëm sepse ka ardhur Ori në program… dhe ishin anonim ata që të kishin sjellë lulet”, – tha Eno duke iu drejtuar Orit.  

Me sa duket, Ori nuk e kishte pritur që Eno t’ia zbulonte sekretin, ndaj me të qeshur iu kthye: “Po të thashë më gjë unë ty….” Megjithatë, Eno e justifikoi “tradhtinë” duke i kërkuar Orit të falënderojë dhuruesin anonim: “Falëndero dërguesin anonim… “ – i tha ai duke shtuar: “Se mos është vetëm Luana, është edhe Ori tani në xhiro…”

Ndërsa Ori, duke e falënderuar dërguesin anonim nga ekrani, i bëri njëkohësisht edhe një kërkesë: “Djalë, nesër dua lule prapë, dakord?”

Madje kërkon edhe lule të mëdha sa t’i nxjerrë në Instagram: “Mos më sill mua lule modeste, se konkurrojmë fort në treg”, – vazhdon ajo shakanë.

Të presim nëse dërguesi e ka marrë mesazhin. (Minuta 5.40)