Një ndër çiftet më të përfolura si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së Big Brother ka qenë Olsi dhe Fjorentina.

Pak pas përfundimit të këtij spektakli, dy ish- banorët njoftuan ndarjen e tyre me vetëm një postim në Instagram, duke mos komunikuar asnjë arsye. U përfol se shkak për ndarjen ka qenë një person i tretë që hyri me çiftit, por kjo gjë nuk u konfirmua as nga Olsi si dhe as nga Fjori.

Kjo e fundit, gjatë një interviste për Panorama.com ka folur për herë të parë për ndarjen e shumë komentuar. Fjori ka rrëfyer se shkak ka qenë pikërisht xhelozia e saj paksa e tepruar, por edhe impulsiviteti nga ana e Olsit, arsye që ajo i ka cilësuar si të kota.

“Të them të drejtën, ndarja erdhi për arsye të kota. Ndoshta pak xhelozi e imja dhe impulsivitet i Olsit. Por dua të sqaroj se brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe marrëdhënia jonë. Ndoshta e qëndruara 24 orë bashkë e bën të fortë lidhjen, dhe të duket sikur ke një jetë me të. Jashtë është ndryshe shumë. Është më mirë kështu, secili në punën e tij”, u shpreh Fjori.

Brenda shtëpisë Fjori nuk ka pasur kompleksin që të shprehte ndjenjat e saj, edhe pse shpesh është kritikuar për këtë gjë. Ajo qante shpesh kur bënte debate me Olsin, kur bëhej xheloze për vajzat e tjera, por e pranon që e ka ekzagjëruar paksa për efekt të lojës.

“Unë karakterizohem si një vajzë xheloze, por jo aq ekstrem. Bëhesha shumë xheloze herë pas here, por edhe luaja pak me pjesën e xhelozisë”.

Tashmë që Big Brother ka mbaruar, Fjorentina ka vendosur t’i dedikohet totalisht punës së re, si grimiere në Top Channel, por sigurisht duke mos lënë pas dore veten e saj.