Kıvanç Tatlıtug është gati për të nisur një serial të ri. Sapo ka mbyllur këtë vit me sukses “Gezur ve Gusel”, i cili shumë shpejt do të transmetohet edhe në ekranin shqiptar, ylli i kinemasë turke është gati për t’u rikthyer në sheshin e xhirimeve. Sipas mediave turke, këtë herë fabula fokusohet në historinë e një babai dhe birit të tij, pas të cilëve fshihet një e kaluar e dhimbshme dhe një e ardhme e pasigurt.

Kıvanç do të luajë rolin e një djali 25-vjeҫar, përballë të cilit do të dalin shumë peripeci. Regjisori i filmit, Bora Egemen, nuk ka dhënë akoma emrat e kastit, por për momentin mësohet se producentët janë në kërkim të partneres së Kivanҫ, e cila, natyrisht, nuk do të jetë asnjë prej atyre aktoreve me të cilat ka luajtur më herët.

Siҫ mësohet nga mediat turke, emrat që po lakohen janë Serenay Sarıkaya, Meryem Uzerli dhe Hande Soral. Ende nuk dihet se cila prej të triave do të vendoset, por mediat turke nënvizojnë edhe ҫmimin me të cilin aktoret do të paguhen për një seri.

Sipas parashikimve, xhirimet do të nisin në muajin tetor dhe pak kohë më vonë, seriali do të nisë transmetimin edhe në ekran. "Kelebeğin Düşüyüzü", seriali i ri, ka drejtor një prej emrave më të njohur të kinemasë turke, Yılmaz Erdoğan.