Laura Vorpsi ka qenë një ndër personazhet, e cila nuk i ka shpëtuar vëmendjes së publikut, ndërsa u shfaq në festën e 20-vjetorit të emisionit “Opinion”.

Tre vite nga largimi i saj si fytyrë mediatike e selisë blu, bukuroshja Vorpsi, e cila ka mbajtur postin e ish-zëdhënëses së PD-së e pranishme në festë ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Përballë mikrofonit të emisionit “Jo vetëm modë”, Laura ka rrëfyer emocionet e statusit të ri, por edhe arsyen pse vogëlushen nuk e shfaq asnjëherë në publik.

“Prej katër muajsh jam bërë nënë e një vajze të vogël që quhet Krisa. Jam shumë e lumtur”. E pyetur nga Eni Shehu se përse nuk e ka shfaqur vajzën e saj në publik, ajo ka thënë se nuk do e bëjë këtë deri në kohën që vajza të jetë e rritur.

“Nuk besoj se do e shfaq vajzën në publik, deri kur ajo të arrijë moshën për të vendosur vetë se çfarë do të bëjë”. Ndërsa lidhur me rikthimin e saj në jetën publike ajo ka thënë, “për momentin e gjithë bota ime publike, partia, publiciteti janë Krisa, bashkëshorti im dhe familja”.