Ky sezon i ri televiziv ka ardhur me shumë ndryshime.

Disa televizione kanë preferuar të sjellin në ekran emisione të reja, e ndërsa disa të tjerë emisione të njëjta, duke u ndryshuar “fytyrën” kryesore.

 Emisioni “Jo vetëm modë” bën pjesë tek grupi i dytë. Aj vjen këtë sezon në ekran nën drejtimin e bukuroshes Nevina Shtylla i cili ka nisur transmetimin këtë të shtunë në orën 18:30.

 

@nevinashtylla #jovetemmode #rtvklan #klanhd #klantv www.tvklan.al

A post shared by tvklan.al (@rtvklan) on

Por surprizë ishte prezenca e gazetarit Eni Shehu. Ai njoftoi pak më herët se nuk do të drejtonte më “Edicionin veror” në ABC News, por duke mos na e shuar kuriozitetin e cili do të ishte televizioni ku do të shkonte.

E megjithatë kjo enigmë u zbulua sot.

Ai do të jetë pjesë e emisionit “Jo vetëm modë” në tv fqinj TV Klan. Eni do të sjellë reportazhe me tematika të ndryshme, duke ruajtur pothuajse të njëjtën linjë të emisionit si në sezonet e kaluara.