Big Brother ka mbaruar dhe këtë ka pasur kthjelltësinë ta thotë me zë të lartë fituesi i këtij edicioni, Danjeli.

Këto ditë, mediat kanë shkruar për një përplasje në distancë mes Danjelit dhe finalistit tjetër, Olsit.

Danjeli shkruante para pak ditësh në faqen e tij një shprehje e cila u komentua si kundërpërgjigje ndaj një deklarate të Fjorentinës, partneres së Olsit deri në atë kohë, ndaj Fotinisë, bashkëshortes së Danjelit. "Luanët nuk e prishin gjumin për çfarë mendojnë delet", shkruhej në profilin e Danjelit dhe Fotinisë.

Po atë ditë Olsi bëri një status ku shkruante që nuk kishte parë ndonjëherë luan gay, megjithatë ai nuk thoshte që këtë ia drejtonte Danjelit, por duke qenë që përdorte fjalët e Danjelit, në media u interpretua si një përgjigje kërcënuese kundër atij. Olsi më pas e ka fshirë atë status.

Nuk dihet nëse kanë qenë faji i medias apo i Olsit, siç ka thënë Danjeli sot, megjithatë ai ka bërë të ditur që tashmë bisedat duhen bërë përballë, sepse Big Brother ka mbaruar. Më në fund, dikush e kuptoi! Spektakli mbaroi.

Ka pak arsye, veç atyre "like"-ve për ta vazhduar këtë spektakël dhe asnjë për ta vazhduar me grindje.