Këtë javë priten surpriza në spektaklin e së shtunës. Lupçe është miqësuar shumë brenda shtëpisë me Danjelin dhe veçanërisht me Damianon.

Ndërsa Damiano druhet se mund të jetë ai që do të dalë nga vota e publikut këtë javë pas nominimit automatik për shkak të sherrit me Ervinin dhe Olsin, Lupçe shprehet se nëse kjo do të ndodhë, ai do ta ndjekë nga pas.

“Po dole ti e bëra dhe unë gati valixhen, dal dhe unë mbrapa”, shprehet Lupçe duke shtuar më pas “Unë ta kam thënë që ti nuk ke pasur faj. Prandaj të shtunën shikohen të gjitha. Ti dole shumë mirë, dole i pastër”, shkruan Big Brother.

Pritet e shtuna për të parë nëse do të të dalë Damiano dhe nëse Lupçe do ta ndjekë vërtet.