Ervini, Olsi dhe Damiano kanë përfunduar dënimin dhe janë lejuar nga Vëllai i Madh që të rikthehen në shtëpinë e çifteve. E para që i vë re që u kthyen është Fiorentina, e cila vërsulet drejt Olsit. Ndërsa Damiano hidhet në krahët e Armelës.

Ervini mbetet për pak momente i vetmuar, pasi Sidrita nuk ndodhej në kuzhinë në atë moment.

E ndërsa djemtë çmalleshin me partneret e tyre, pjesa tjetër e banorëve i vështronte derisa erdhi momenti i tyre për t’i takuar.

Pas tri ditëve vetëm bukë me djathë, tre të dënuarit shijojnë lirinë me një vakt buke me pica./BB/