Emisioni festiv i Ermal Mamaqit “Xing Xing 2017”, qё u trasmetua nё natёn e ndёrrimit tё viteve kishte tё ftuar shumё emra tё njohur tё showbiz-it, qё pёrveç bisedёs falёn momente gazmore, humori, lojёrash por edhe argёtimi.

Nё tё njёjtin emison ishin tё ftuar edhe kёngёtarё tё ndryshёm si Eneda Tarifa, Eni Koçi, Florian Nazifi dhe Valbona Mema, e cila ka shfaqur pothuajse dy javё mё vonё pakёnaqёsinё e saj. “Ju përshendes meqë na e preu xhaxhi Ermali..se ktu o duhet me knu xum m'pa xum ose ta presim kongën..mjer muzika tradicionale ku po përfundon....”, ka shkruar ajo, krahas videos amatore qё ёshtё xhiruar gjatё performancёs, pasi nё montimin e emisionit momenti qё ajo kёndon nuk ёshtё pёrfshirё.

Ende nuk ka asnjё reagim nga ana e moderatorit.