Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë protagonist i një kamera të fshehtë. “Rrengu” ishte i përgatitur nga Ermal Mamaqi, që së bashku me një aktor kanë xhiruar me një nga taksistët e kryeqytetit, i cili ka treguar mendimin e tij për kreun e Bashkisë.

Teksa provokohej nga prezantuesi i “Xing me Ermalin”, që akuzonte Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për trafikun e tmerrshëm në Tiranë, taksisti thotë, “Të na falni thotë, më llafazan që është pupupu”.

Por, kur Veliaj hyn në taksi, Ermali i thotë, “Ca gjëra s’i ke bërë të gjitha në rregull, edhe ky (taksisti) po thoshte, por ngaqë u fute në makinë ndërroi muhabetin.

 


8080909-9 di revistaime

Taksisti: Unë rri në makinë thash.

Veliaj: E di unë që ka ca që thonë se edhe shiun e ka në dorë kryetari.

Mamaqi: Nëse ke ndonjë gjë thuaja kryetari se njeri është. Taksixhiu Unë desha me e ndez taksimetrin këta thonë jo jo.

Mamaqi: Jo, atë e ndezi.

Taksisti: Desha me ju thonë aty ku rri me shpi kisha 25 vjet rrugët pa ashtu… u bë ajo.

Mamaqi: Ke ndonjë kërkesë tjetër për kryetarin?

Taksisti: Deri tani s’kam. Më pas ai mësoi se ishte regjistruar nga kamera e “Xing me Ermalin”.