Në ditët e sotme është hapur një debat i madh në lidhje me postimin ose jo të fotove të bebeve të porsalindura. Për një çift prindërish të rinj, që për herë të parë mbajnë në krahë ëngjëllin e tyre, lumturi më të madhe në jetë nuk mund të ketë. Ndaj, shumëkush prej tyre, qofshin njerëz të panjohur, apo personazhe VIP zgjedhin që këtë dozë lumturie ta ndajnë me të gjithë.

Ndërsa, ka plot skeptikë që mendojnë të kundërtën, duke e argumentuar rastin se ekspozimi i fëmijëve në rrjetet sociale është një dëm që i bëhet foshnjave që nuk kanë asnjë receptor të lidhur me botën e huaj, përveç nevoja bazike të moshës. Dhe ashtu të rrethuar nga dashuria e prindërve që e duan me gjithë shpirt këtë qenie të vogël që i bashkohet çiftit ata duhet të jetojnë brenda kësaj aureole ngrohtësie dhe dashurie, pa pasur nevojë për ekspozim të tepruar në instagram, facebook, etj.

Por, përtej çdo debati dhe qëndrimi, një gjë është e sigurt: këto janë bebet VIP të momentit. Në Shqipëri e në botë, mamatë apo prindërit e tyre të famshëm u kanë "injektuar" pa kushte të qenit  personazhe publik. Dhe përmes fotove ju mund t'i shijoni ata dhe të mrekulloheni me këto krijesa të vogla që janë kaq të adhurueshme. Jeni gati të njiheni me bebet VIP?

Zaimina Vasjari me vajzën Khloe
Jonida Aliçkolli me vajzën, Tiara
Jona Kalemaj me vajzën, Santa
Estela Ujka me vajzën, Damar Brooklyn
Chiara Ferragni me djalin Leo
Kim Kardashian me vajzën, Chicago West
Kylie Jenner me vajzën Stormi