Lideri i grupit të njohur muzikor "Nrg Band", Besnik Qaka sapo ka ndërruar statusin e tij! Ai është bërë baba për herë të parë dhe këtë gëzim e ka ndarë me të gjithë. Ardhja në jetë e foshnjës, për të dhe bashkëshorten është momenti kulmor që shenjon jetën e tyre si çift, dhe tashmë ata kanë ndër duar mrekullinë e jetës, fëmijën e tyre.

Gjinia e bebit? Bëhet fjalë për një vajzë të shëndetshme dhe të bukur, të cilën çifti i njohur ka vendosur ta quajnë me një emër shumë të veçantë. Una Qaka, është emri i vogëlushes e cila ka lindur vetëm pak minuta më parë.

Por, përveç fotos, përshkrimi që i ka bërë këngëtari këtij momenti unik në jetën e tij, është thjesht emocionues. Në foton që zbulon dorën e të voglës, ai shkruan: "Fryma jote e parë, na e mori tonën"!

 

Fryma jote e pare, na e mori tonen... #UnaQaka-20/03/2018🙏🏻❤️

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka) on

Ne të Class i urojmë jetë të gjatë fëmijës dhe gëzimit të parë të Besnikut dhe partneres së tij!