Elisa Spiropali është bërë nënë dy vjet e gjysmë më parë. Edhe pse nuk e ka mbajtur plotësisht të fshehur të bijën, fotot me të kanë qenë të rralla, por sot, ajo ka publikuar një foto të vjetër kur Nalta ishte fare e vogël.

Tashmë e bija i ka mbushur dy vjeçe, flet, ecën dhe po shndërrohet në një mikeshë të vogël për politikanen, megjithatë deputetja e Partisë Socialiste është bërë nostalgjike për kohën kur Nalta ishte foshnjë.

Ndërsa mamaja shkëlqen me një fustan veror dhe flokët e lëshuar, vajza shijon gjumin në gjoksin e saj, për të krijuar një foto shumë të këndshme, që normalisht e bën nostalgjike Elisën për atë kohë.