Amarda Toska me këtë foto të Joelit na jep mundësinë të themi që fëmijët janë të gjithë njëlloj. Pavarësisht vendeve dhe kohës. Sigurisht, ndryshimet e shumta të viteve të fundit e kanë kthyer në refren përshtypjen që tashmë fëmijëria është ndryshe, fëmijët kanë ndryshuar, lojrat e tyre po ashtu, por mesa duket nuk mund ta themi këtë për të gjitha situatat.

Ja ku shohim Joelin, të hipur e të shtrirë për shtatë palë qejfe mbi banakun e një lokali. Është një pamje si ato të viteve të kaluara, kur fëmijët gjenin kënaqësi te objektet dhe vendet që i rrethonin pa pasur mundësinë për t'u hutuar pas pajisjeve teknologjike.

 

Sky is the limit...😂😂😂

A post shared by Ami Event (@amardatoska) on

Efektet vintage që Ami i ka dhënë fotos ta përforcojnë këtë ndjesi.