Tashmë kanë kaluar 6 muaj që nga lindja e  Abigail Isabel. Pas fotos së parë dhe pak të tjerave shumë të kursyera, Aurela Gaçe nuk postoi më foto me vajzën e vogël. Në të vërtetë, edhe fytyrën e Grace e ka publikuar shumë vonë dhe ishim pak a shumë të përgatitur, por dje këngëtarja u ka bërë një përshëndetje shumë të ëmbël të gjithë ndjekësve me foton e postuar.

Aty mund të shohim, edhe pse me kurriz, Abigail Isabel. Po e mban xhaxhai i saj, dj John Van Ryde, i cili po i gëzohet pamjes që ka përpara, që ne na mbetet vetëm ta imagjinojmë. Megjithatë nuk e kemi të vështirë. Jemi të bindur që duhet të jetë pamje shumë e ëmbël.

 

Ohçukenaqem😊# Mbesa me xhaxhain @johnvanride #AbigailIsabel#familja

A post shared by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on

Ndërkaq komentuesit janë marrë me atë që mund të shohin dhe komentet kanë qenë plot dashuri.