Kënga më e klikuar e të gjitha kohërave me 5 miliardë klikime ishte kënga e famshme “Despacito”. Pak ditë pasi mediat shkruajtën për suksesin e madh të këngës që thyeu rekord klikimesh, kënga është fshirë nga Youtube. Dyshohet se kënga është fshirë nga hacker-at e quajtur Prosox dhe Kuroi’sh.

Nga Youtube janë fshirë edhe disa video të tjera të këngëtarëve Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift, të cilat po ashtu kishin shumë klikime. Në llogarinë e Twitter-it që mendohet se iu përket hackers-ave është postuar: “Është thjesht për gallatë. Thjesht bëra ‘youtube-ndrysho-titullin-e videos’ dhe shkruajta ‘e hakuar’. Mos më gjykoni e dua Youtube-in.

Youtube dhe Vevo ende nuk janë shprehur publikisht për këtë çështje.