Tashmë sistemet e fjetjes DUX kanë mbërritur në Shqipëri. Të enjten më datë 28 maj, në Hotel Rogner, Duxiana Albania me Class Events Alketa Vejsiu, organizoi një mbrëmje të veccantë për të prezantuar mbërritjen e sistemit të fjetjes DUX, të njohur në të gjithë botën për standardin e lartë dhe cilësinë supreme.

Tani për tani, të gjithë klientët që do të bëjnë pjesë të jetës së tyre magjinë e shtratit DUX, mund t’i zhvillojnë takimet me Saimirin, administratorin për Shqipërinë, në hotel Rogner, derisa të hapet një shoëroom me këta shtretër dhe gjithë aksesorët që e shoqërojnë.

Emra të ndryshëm të televizionit dhe jetës publike ishin të pranishëm në këtë event për të prekur nga afër magjinë e shtrati DUX, të aftë të ndryshojë cilësinë e jetës së kujtdo, duke qenë që ofron një gjumë krejtësisht çlodhës për trupin dhe trurin. Disa, si Fjodora Fjora, madje e provuan realisht çfarë do të thotë të shtrihesh mbi shtratin DUX. Sikur të mos ishte mes një salloni të madh, me drita dhe muzikë, me siguri pas pak do e kishte zënë gjumi… Mbi DUX ai vjen më lehtë se kudo.

Iva Tico dhe Eni Vasili
Shtresat perberese te shtratit Dux
Shtresat perberese te shtratit Dux