Nota orientale

Është hapur java orientale në Pierre Cardin të premten më datën 20/11/2015. Eventi u organizua nga Class Alketa Vejsiu.

 Ja detaje që u përdorën në këtë dekorim:

Shandane kirstali

Kombinim perfekt i qirinjve të kuq, gjetheve të florinjta të vjeshtës dhë shandanët e kirstaltë sollën një atmosferë festash dhe njëkohësisht orientale.

Baneri tematik

Krijmi i një baneri tematik ku të ftuarit mund të bëninfototgrafi. Një formë tjetër kjo për të promovuar eventin.

Koktej

Një element shumë i rëndësishëm është edhe pjesa e organizimit të koktejit. Në këtë event ishte menduar të kombinoheshin tavolinat e gjata me një mbulesë të zezë dhë një fjongo të kuqe,vazo qelqi me kompozime lulesh natyrale me tavolina të ulëta, ku të ftuarit mund të uleshin këmbkryq dhe të ishin më pranë dizenjove të mrekullueshme orientale.

Detaje të kuqe

Atmosfera festive që ngjyra e kuqe të përcjell gjithmonë, s’kishte pse të mungonte në këtë javë orientale dhe sigurisht duke qenë shumë afër festës së flamurit. Fjongo, jastëkë, lule, qirinj të kuq ishin disa detaje që konturonin më së miri veprat e artit nga Orienti.

Hostes

Vajza të kuruara më një veshje me motive orientale dhe një look të  menduar me kujdes nga Class Make up, përforconin idenë dhe mesazhin që duhej përcjellë përmes këtij promovimi.

Ndriçimi profesional

Një show room më një arkitekturë të veçantë  kërkonte edhe ndriçimin e duhur  për të theksuar elementet dekorues. Më poshtë ju sjellim disa foto që mund të bie në sy ky element.