Të ndihesh gjithmonë e bukur është një e drejtë që e gëzojnë të gjithë, të vegjël e të mëdhenj. Dëshira për t’u dukur bukur, për të kuruar disa zona në fytyrën apo në trupin tënd atëherë kur jo gjithçka është perfekte, kohët e fundit po merr përmasa më të mëdha. Jo vetëm mes personazheve të njohur, por edhe më gjerë se kaq, vështirë të gjesh një njeri të kënaqur me pamjen e vet. Sa herë e sheh veten para pasqyrës, ndien dëshirën për ta pasur ndryshe hundën, buzët, veshët... apo ndoshta ca kilogramë më pak.

Për fat të mirë, të përmirësosh sot pamjen fizike nuk është asgjë tjetër veçse një vlerë e shtuar e vetes dhe personalitetit para mjedisit social dhe Dermolife është poliklinika, e cila u jep zgjidhje shumë pyetjeve dhe brengave që mundojnë të pakënaqurit nga pamja e tyre.

Poliklinika Dermolife nuk është thjesht si të gjitha të tjerat, është tempulli i mirëqenies, admirimit të së bukurës dhe paqes së vetëpranimit. Me një staf të kualifikuar me nivele prestigjioze evropiane, përgjatë këtyre 15 viteve, Dermolife ka qenë zgjedhja e njerëzve të rëndësishëm të artit, kulturës, medias, njerëz tek të cilët pamja e jashtme luan një rol shumë të rëndësishëm. Janë pikërisht këta njerëz që kanë frymëzuar të gjithë njerëzit e tjerë të përmirësojnë imazhin e tyre dhe të kenë më shumë besim në vete. Eksperienca, profesionalizmi dhe rezultatet te secili individ e bëjnë poliklinikën Dermolife të pakonkurrueshme në fushën e kirurgjisë dhe mjekësisë estetike.

Një nga ndërhyrjet më të kërkuara të kirurgjisë estetike është edhe rimodelimi i hundës, që në Dermolife trajtohet në mënyrë specifike dhe me kujdes tepër të veçantë.

Një fytyrë simetrike është një fytyrë e bukur dhe hunda është peshorja që përcakton ekuilibrin dhe harmoninë e tipareve të saj. Një hundë e bukur dhe e harmonizuar me të gjitha pjesët e fytyrës është shpesh arsyeja e një aspekti jo të rënduar nga pesha e viteve. Gjithashtu, sistemi ynë respirator fillon me hundën dhe në një shumicë rastesh deformimet estetike të hundës shoqërohen me dëmtime të strukturave të brendshme duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe rrjedhimisht lodhje, gjumë të stresuar, mungesë përqendrimi, rënie të performancës në aktivitetet e jetës së përditshme. Një hundë e madhe, e deformuar, me kurriz, asimetrike, një hundë e rënë apo shumë e gjerë, është e pamundur të fshihet me pasojë intimidim, ulje të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Rinoplastika është ndërhyrja që korrigjon defektet estetike dhe funksionale të strukturave të hundës.

Kirurgët estetikë të DERMOLIFE® ju këshillojnë procedurën e Rinoplastikës në rastet kur keni:

 *Hundë shumë të madhe/shumë te vogël në disproporcion me fytyrën.

 *Hundë shumë të gjerë/të lartë në krahasim me ballin.

 *Hundë të shtrembër, asimetrike dhe me kurriz.

 *Hundë me deformime të trashëguara, ose precedent frakture.

 *Majën e hundës të rënë, të madhe ose mishtore.

 *Vrimat e hundës shumë të gjera.

 *Pakënaqësi nga ndërhyrjet e mëparshme rinoplastike.

Operacioni realizohet duke ndjekur një protokoll preciz, që garanton cilësi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate të shkëlqyera e pa lënë shenja të dukshme. Ndërhyrja zgjat nga 2 deri në 2 orë e 30 minuta. Rikuperimi është i menjëhershëm. Parashikohet të ktheheni në shtëpi brenda ditës.
Objektivi i kirurgëve të DERMOLIFE® është të vlerësojnë me prioritet aspektin funksional dhe të përmirësojnë pamjen estetike të hundës dhe të gjithë fytyrës. Mjeshtëria e tyre, bazuar në dije të thelluara, eksperiencë shumëvjeçare, teknika të fjalës së fundit në fushën e kirurgjisë estetike, kombinuar këto me ndjeshmërinë e spikatur ndaj së bukurës, lejojnë kirurgët tanë italiane të arrijnë rezultate maksimale te çdo individ, që do të thotë: hundë e bukur, e shëndetshme në harmoni të plotë me fytyrën dhe personalitetin tuaj.
Ju do të ndiheni rrezëllitëse si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Për të mësuar më tepër mbi konsultat, anestezinë dhe teknikat operatore klikoni në:

http://www.dermolife.eu/femra/fytyra/rimodelimi-i-hundes/