Kisha veshur fustanin blu, atë blunë e thellë që kam ëndërruar gjithmonë dhe që gjithmonë kam menduar se më shkon për shtat. E kisha kombinuar me të gjithë aksesorët e mundshëm, kisha bërë make up-in e duhur, natyral dhe pa dalë nga kornizat e mia… Më dukej se isha fiks për festë, përveç diçkaje që po e vija re se nuk qëndronte me të tjerat. Derisa u kujtova. Lentet…. Sa me fat isha për atë dhuratë.

Me siguri i keni parë të gjithë personazhet e njohur që në festa e evente të ndryshme artistike e kulturore u ndryshojnë ngjyrat e syve. Nuk është magji! Tani mund ta siguroni edhe ju fare lehtë.

Lentet e kontaktit Alcon (kompania numër një në rang botëror për produktet e kujdesit të syrit), në Shqipëri kanë një gamë të gjerë produktesh. Duke filluar që nga lentet ditore:

Dailies Total 1

Dailies Aqua Comfort Plus

Dailies Aqua Comfort Plus Toric

Dailies Aqua Comfort Plus Multifocal

lentet mujore:

Air Optix plus Hydra Glyde

Air Optix for Astigmatism

Air Optix for Multifocal

Air Optix Night&Day Aqua

… apo lentet me ngjyra dhe optike

Air Optix Colors

Freshlook Colorblends

Freshlook Colors

FreshLook One Day

Nëse keni qenë skeptikë deri tani për të përdorur një lente për raste të veçanta, ky dyshim tani nuk duhet të ekzistojë më. Sa i përket cilësisë, Alcon garanton për cilësi maksimale. Këto lente kanë 5 herë më shumë oksigjenim se lentet e tjera, kanë agjent lubrifikues HydraGlyde, i cili i jep lentes lubrifikim për 16 orë, por njëkohësisht kanë edhe material inovativ Silikon Hidroxhel. Lentet kanë një mburojë Smart Shield, e cila e mbron nga depozitimet e proteinave dhe lipideve.

 

Tani që pranvera është ulur këmbëkryq dhe vera është shumë afër, kombinimi i lenteve optike me syzet e diellit është një zgjedhje mjaft e mirë. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet që, edhe nëse keni probleme me sytë, të përdorni lentet optike. Nëse merreni me sport, me palestër, nëse dilni për një darkë jashtë apo edhe nëse ju pret një festë përpara, solucionet Alcon japin rehati maksimale deri në 16 orë. Përmes këtyre lenteve arrihet lehtësisht procesi i pastrimit, i lubrifikimit dhe i dezinfektimit.

Si duhet t’i përdorni?

Varësisht nga zgjedhja, nëse doni të përdorni lente mujore apo lente ditore, lentet mund t’i përdorni në disa mënyra. E gjitha është në varësi të dëshirës suaj. Nëse dëshironi që t’i përdorni rregullisht çdo ditë këshillohet që të përdorni lentet mujore Air Optix Plus Hydra Glyde. Nëse dëshironi t’i përdorni në mënyrë okazionale (për në palestër, kur praktikoni sport, kur dilni një mbrëmje, kur dëshironi të përdorni syzet e diellit etj.) këshillohet të përdorni lentet ditore Dailies Total 1 ose Dailies Aqua Comfort Plus.

Nëse dëshironi të ndryshoni ngjyrën e syve, ju këshillojmë AirOptix Colors ose gamën e Freshlook, të cilat mund të porositen edhe me korrigjim optik. (Freshlook sjell lentet e para ditore me ngjyra dhe korrigjim optik.)