Aktor dhe regjisor i sukseshëm në kinematografinë shqiptare dhe atë greke. Aftësitë e tij profesionale nuk i fshehu, në performancën e parë të tij në Dance with me, por shperndau tek të gjithë emocionin dhe ankthin . Me një interpretim rrënqethës, ai përcolli një mesazh sa human aq dhe tronditës, shfrytëzimi dhe dhuna ndaj fëmijëve. Para se të behej pjesë e kastit të mrekullueshëm të Dance with me, ka nisur xhirimin e një filmi në greqi, të cilin do e vazhdojë  menjëherë pas këtij spektakli.