Kjo është vërtet e mrekullueshme. 10 muaj më parë, binjaket Erin dhe Abby Delaney lindën me të njëjtën kokë dhe pikërisht në një kohë kur askush nuk mendonte se mund të shpëtonin, ato i janë nënshktruar një operacioni të gjatë e të vështirë dhe ia kanë dalë. Për doktorët e spitalit në Filadelfia, ky ishte operacioni i parë me një rast të tillë kaq të rrallë. Pas 11-orësh ndërhyrjeje, binjaket më në fund, mund të flenë në krevate të ndarë.

Edhe pse e ҫmendur, e komplikuar dhe e rrezikshme, ndërhyrja në kokë ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, thonë mjekët.

Mbi të gjitha, vogëlushet kanë qenë në një situatë mjaft delikate gjatë këtyre muajve, por ia kanë dalë sukseshëm t’i nënshtrohen ndërhyrjes më 6 qershor dhe ta marrin veten shpejt pas operacionit në spitalin e Filadelfia-s, në Pennsylvania. E ndërsa vajzat janë duke marrë trajtimin mjekësor, mjekët thanë se operacioni nuk ishte i vështirë”

“Ishte një operacion kompleks dhe i komplikuar, po ne shpresonim shumë se do t’ia dilnim” - tregon Jesse Taylor, kirurgu plastik që kreu operacionin së bashku me neurokirurgun Gregory Heuer. “Erin dhe Abby janë në rikuperim intensiv në pediatrinë tonë dhe gjatë gjithë kohës në monitorim nga stafi.”

Rasi i Abby dhe Erin ndodh rrallë, një në 200 000 lindje, sipas ‘University of Maryland Medical Center.’

Gjatë operacionit, vajzat u ndoqën nga 30 doktorë, infermiere dhe personeli tjetër mjekësor.