E keni menduar ndonjëherë se kjo verë mund të jetë një fillim i ri në jetën tuaj? Imagjinoni të mos detyroheni të kaloni vapën asfiksuese të gushtit në qytet, kur thuajse të gjithë dynden plazheve dhe njëkohësisht të mos shpenzoni gjithë kursimet tuaja të vitit për një javë pushim në bregdet.

Sa fantastike tingëllon ideja e të paturit një shtëpi në plazh. Një vend ku mund të arratisesh pas një jave mbytëse, të harrosh streset e punës, të shëllehesh në diell dhe të mos bësh asgjë gjithë ditën dhe në fund të kesh një shtëpi tënden, të organizuar sipas rregullave dhe dëshirave të tua, në një nga zonat më ekskluzive të banimit në plazh.

Një shtëpi në emrin tuaj ju jep siguri, qetësi, status dhe në fund të ditës përkthehet në para. Por kush të fal para sot?

Ndaloni për një moment së ëndërruari nga karrigia e zyrës, ejani me këmbë në tokë dhe mësoni se kjo ëndërr mund të bëhet shumë shpejt realitet, me mundim minimal nga ana juaj dhe sigurisht, shumë më pak para.

Shorteu i vitit në rrjetin e supermarketeve Spar dhe Interspar ju dhuron një apartament në Rezidencën Vala Mar, në zonën ekskluzive të Hamallajt,  pjesë e bregdetit fantastik të Gjirit të Lalzit. Rezidenca Vala Mar ndërtuar sipas standardeve më të mira evropiane, me cilësi dhe kushte maksimale, ofron privatësi dhe hapësira të mjaftueshme për të ndenjur në intimitetin e familjes tuaj dhe nëse jeni me fat do të gëzoni privilegjin e zgjimeve dhe ngrysjeve përpara peizazhit shlodhës të bregdetit ranor të zonës.

Gjithçka duhet të bëni për të qenë pjesë e resortit më të lakmuar në bregdetin e Durrësit, është të bëni pazaret tuaja të përditshme në pikat Spar dhe Interspar në të gjithë Shqipërinë.

Sigurohuni që produktet që blini janë të firmave më poshtë: