Të gjitha familjet që nuk kanë një apartament dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kreditë me kushtet e tregut, mund të përfitojnë nga kreditë e buta të ofruar nga Bashkia e Tiranës. Procesi ka startuar në të gjitha njësitë administrative, ku edhe të interesuarit mund të aplikojnë.

“Sot Bashkia Tiranë ka çelur aplikimin për thirrjen e dytë për subvencionimin e interesave të kredisë, për 500 aplikime. Në të gjitha rastet familjet të cilat aplikojnë, pavarësisht strukturës së tyre familjare, nuk duhet të kenë një banesë në pronësi të tyre. Kategoria prioritare është ajo e çifteve të reja, ku mosha mesatare e çiftit është 70 vjeç. Për një familje 1 deri në 2 anëtarë, maksimumi i kreditimit është prej 36 milionë lekë të vjetrash. Me 2 deri në 4 anëtarë është prej 47, 4 deri në 6 është 53″ - tha për Tv Klan Anisa Ruseti, drejtore e përgjithshme e shërbimit social pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndryshe nga një vit më parë, aplikantët do të kalojnë në dy faza, e para ku do të paraqesin të dhënat dhe deklarojnë të ardhurat dhe më pas ata që përzgjidhen do të nisin përgatitjen e dokumentacionit final, për përãtimin e kredisë. Kredia ka një afat 20-vjeçar dhe me interes 3 për qind.