Ambasada në Tiranë ka njoftuar sot qytetarët shqiptarë se nuk ekziston asnjë program punësimi në Alaskë dhe gjithçka lidhur me këtë që është përhapur në internet, është mashtrim. Ja ç’shkruan ambasada amerikane në Tiranë në profilin zyrtar në Fb.  

“Ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi NUK ekziston! Kini parasysh: Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojnë se japin këshillime mbi vizat. Mos u bëni viktimë e mashtrimit – ju lutemi të kontaktoni me ne për informacion mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat,” nënvizon ambasada në njoftimin e saj.