Një 54-vjeҫar nga Vietnami ka mbajtur në stomak për plot 18 vjet një palë gërshërë, që iu nxorën më në fund pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Për gjithë këto vite, Ma Van Nhat ishte ankuar për dhimbje stomaku.  

Ma Van Nhat iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, në vitin 1998, pas një aksidenti me makinë dhe vetëm tani u zbulua se doktorët kishin lënë në bark edhe gërshërët pas operacionit. Mjekët zbuluan se gërshërët përfshinin një hapësirë prej 15 cm në stomak, afër zorrës së trashë.

Siҫ mësohet nga agjencia e lajmeve AFP, pasi i është nënshtruar për tri orë operacionit në fundjavë, në spitalin Gang Thep Thai (80 km në very të Hanoi-t, mjekët thanë se Ma Van Nhat po e merr veten.

Nhat ka shpenzuar gati dy dekada duke ngrënë, pirë dhe edhe duke bërë jetë normale, por vetëm pasi u ankua për dhimbjen e përhershme në stomak, u vendos që të bëhej një ndërhyrje tjetër. Sipas lajmeve zyrtare nga Vietnami, kanë filluar edhe kërkimet për të gjetur cili ka qenë doktori që ka bërë operacionin e 54-vjeҫarit në vitin 1998, në provincën Bac Kan, por akoma nuk ka asnjë rezultat për këtë.