Vit i ri, mesazh i ri.

Ikona kulturore me mbishkrimin Hollywood, e vendosur nё Los Angeles ka konfuzuar turistёt, pasi disa vandalё kishin ndryshuar shkronjat e saj pёr t’u lexuar fjala "Hollyweed" (weed=kanabis). Ky veprim, mesa duket ёshtё njё nga pёrpjekjet qё bёhen pёr legalizimin e  kanabisit në SHBA. Oficeri Christopher Garcia ka konfirmuar kёtё rreng, duke e cilёsuar si njё akt vandal, gjatё tё cilit disa persona kishin ndryshuar dy gёrmat O nё E. Pamjet e sigurisё kanё treguar se tё dyshuarit kanё vepruar gjatё orёs 2 tё natёs.

Policia ka vonuar dёrgimin e personave kompetentё pёr ta rikthyer fjalёn nё formёn e saj fillestare, pasi ata kishin marrё pushimet e fundvitit, me rezultat qё kjo shenjё tё qёndrojё pёr mё shumё se njё ditё si “Hollyweed”.

Hera e fundit qё ka ndodhur e njёjta gjё ka qenё viti i largёt 1980. Ndryshimi i simbolit ka ndodhur edhe herё tё tjera, pёr kauza tё ndryshme.