Një tjetër Kod pretendon të hyjë në jetën tuaj…Është libri më i ri nga Monika Stafa Shoshori, studiuese dhe gazetare, aktualisht kryetare e Këshillit të Ankesave në AMA. Pasi është sprovuar në libra me tema historike, fushë e studimeve të saj, në letërsi, një pasion i pandarë dhe në publicistikë, një fushë ku vepron prej vitesh, Monika sjell një tjetër libër me pjesë të zgjedhura publicistike.

Parathënia e librit të publikuar nga shtëpia botuese Morava është shkruar nga Prof. Dr. Roy Alden Atwood i Nehemiah Gateway University.

“Për të qenë i qartë, ngjarjet në këtë volum nuk janë vetëm ese filozofike apo teologjike. Ato na sfidojnë për të reflektuar më shume ndaj mendimeve dhe prioriteteve tona më të thella rreth historive të ndryshme që ne duam të shkruajmë për veten tonë, si dhe ndaj standardeve përmes të cilave ne gjykojmë të tjerët. Historitë e shkruara në këtë libër kërkojnë të na tregojnë mbi atë se cfarë lloj njerëzish duam të bëhemi”, shkruan ai.

Për më shumë, librin e gjeni në libraritë e qytetit.

Skeda e librit

Kod

Publicistikë e zgjedhur 2

Monika Stafa Shoshori

Shtëpia botuese Morava

Çmimi 750 lekë