Janë shuar shpresat për jetë për Florenc Beqirajn.

Emigranti është ndarë nga jeta ditën e djeshme në Marsejë të Francës, pasi, sipas të atit, i janë shkëputur aparaturat që e furnizonin me oksigjen.

Ai ndodhej prej disa ditësh në spital, pasi kishte ardhur në gjendje të rëndë nga burgu i Marsejës. Policia franceze pretendonte që Florenc Beqiraj kishte bërë një tentativë vetëvrasjeje, por të afarmit mohonin çdo mundësi të ngjashme. Ai jetonte prej tre vitesh në Francë, por para një muaji ishte burgosur sepse ishte gjendur pa dokumente dhe mendohet që ka pësuar dhunë në mjediset e paraburgimit.

Pas ndarjes së tij nga jeta, ka reaguar Ambasada e Shqipërisë në Francë. Përmes një deklarate, Ambasada thotë që po ndjek nga afër çështjen dhe po pret përfundimet e hetimit, ajo ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar familjen në lehtësimin e procedurave për sjelljen e trupit në Shqipëri.

Ndërkaq shoqëria civile, ka organizuar një grumbullim në nder të Florenc Beqiraj të dielën në orën 12.00 te Piramida në Tiranë.

E dhimbshme!