Një faqe në Instagram, "Rich kids of Albania", ka tërhequr vëmendjen e gazetës britanike "The Sun".

"Fëmijët e pasur të Shqipërisë i mbajnë tufat e parave në thasë, flenë në dyshekë të mbuluar me para dhe madje pozojnë me armë", është titulli i këtij shkrimi i cili e ka marrë faqen "The Rich Kids of Albania" si një faqe zyrtare të pasanikëve të rinj shqiptarë. Në të vërtetë aty ka disa nga të rinjtë e familjeve të pasura siç është Fatmir Hysenbelliu, por ka edhe modele si Angela Martini apo vajza ekrani si Viola Spiro, e cila nuk bën pjesë te "fëmijët e pasur të Shqipërisë". Megjithatë The Sun nuk mund t'i dijë këto...

"Mbajnë thashë me parë, kanë disa makina luksi dhe madje pozojnë me armë, Fëmijët e Pasur të Shqipërisë kanë dëshirë ta tregojnë lekun. Adoleshentë të pasur nga shteti ballkanik janë të rinjtë më të fundit që shfaqin stilin e tyre luksoz të jetës në Instagram", shkruan The Sun. Ajo paraqet disa nga fotot e kësaj faqeje, ku shohim personazhe të njohur, por edhe pamje të tjera velëse trastash me para...

Sqarim, ky nuk quhet luks.