Ju kujtohet Mirjeta e “Big Brother”? Shikoni sa seksi duket sot, edhe pse është bërë nënë

Edhe pse tashmë është bërë mami, ajo duket super seksi… Mirjeta Bajramaj është vajza që u bë e njohur nga “Big Brother 4”, si dhe për lidhjen me banorin tjetër, Marjelin.

Por pas daljes nga shtëpia ajo krijoi një lidhje tjetër, që më pas e finalizoi në martesë, nga e cila lindi dhe një djalë. Tashmë ajo jeton me familjen e re në Londër, dhe thuhet se drejton disa kompani si menaxhere atje.

Ishte koha kur Shpati dukej më i bukur se Afërdita

Këto janë foto të shkrepura rreth 8 vite më parë nga paparaci i Panorama. Ishte koha kur Shpat Kasapi ishte i famshëm, shumë më i ri, dhe femrat vdisnin për të. Në krah të tij kishte të fejuarën, Afërdita Dreshajn, për të cilën dihej vetëm që kishte marrë pjesë te “Miss Shqipëria”, por që nuk kishte arritur të kurorëzohej “Miss”.

Njihej thjesht si e fejuara e Shpatit, e cila e shoqëronte kudo në festivale e koncerte dhe rrinte në “backstage” pranë tij, duke parë se si i fejuari i saj bënte karrierë. Afërdita një femër e bukur, me një trup të gjatë dhe super elegante, e cila nuk mund të linte askënd indiferent, teksa shfaqej në ambiente të ndryshme.

Por, për hir të së vërtetës, në atë kohë në kulmin e tij ishte Shpati. Ai arrinte të merrte të gjithë vëmendjen, pa e ditur se do të vinte një ditë që Afërditën nuk do të kishte më në krah dhe ajo do të bëhej edhe më e njohur se Shpati, madje edhe ndërkombëtarisht./Panorama/

Kastro Zizo pa “dorashka”, tregon cila është vajza më seksi: Do ta gjuaja nëse…

Këngëtari Kastro Zizo është një nga personazhet më karizmatikë dhe të veçantë në showbiz-in shqiptar. Zizo, i cili është tashmë edhe moderator ka folur për karrierën e tij, si dhe projektet e ardhshme. Ai është ndër të paktët personazhe të showbiz-it që flet pa dorashka dhe nuk e ka fare problem të thotë atë që mendon. Zizo i ftuar në emision “Thumb” i është përgjigjur pyetjeve të moderatoreve, ku një prej tyre ishte se ‘kush është personazhi më seksi në showbiz-in shqiptar’?. Kastro është përgjigjur: “Eneda Tarifa”. Por a do ta gjuante ai këngëtaren?

“E kam shoqe, është e martuar. Po të ishte single patjetër që po”, – është përgjigjur Kastro duke qeshur.

Ish-miss-i vjen me foto joshëse, Arnita Beqiraj më seksi se kurrë

Arnita Beqiraj prej kohësh i mungonte ekranit me dalje publike dhe fotot joshëse. Ndaj që pas pjesëmarrjes së saj në “Dance with me”, ish-Miss-i shqiptar është rikthyer për të pushtuar edhe njëherë mediat. Fotot e fundit kanë konfirmuar edhe njëherë se Arnita mbetet ndër femrat më sharmante në vendin tonë.

Duke luajtur me sensualitetin e saj, modelja ka provokuar të gjithë ndjekësit e shumtë. Nuk dihet ende nëse këto foto seksi janë për ndonjë projekt të ri që bukuroshja ka, apo janë thjeshtë foto sensuale që do të mbeten në memorien e të gjithëve./GSH/

Koha ka punën e saj, Inisi nuk lëviz nga perfeksioni

Kjo është një foto e Inis Gjonit e 9 viteve më parë. Por mund të ishte edhe e para dy ditëve. Dhe e kuptoni besojmë përse e themi këtë. Sepse Inis Gjoni, vijon të jetë akoma edhe sot e kësaj dite po ajo.

Asnjë shenjë nuk lënë vitet në portretin dhe fizikun e saj. Superelegante, me një peshë që nuk lëviz asnjëherë, flokët po ai model dhe Inisi nuk lëviz në asgjë. Një dëshirë dhe një ëndërr e çdo femre, por që Inisi ka pasur fatin ta ketë. Ka qenë gjithnjë një femër e bukur, por edhe me gen të mirë që nuk di të të tregojë asgjë nga koha që ikën./Panorama/