Jemi mësuar me fotot e një tryeze me një briosh, një filxhan kapuçinoje dhe një kopertinë reviste, por këto foto që italianët kanë postuar këtë të diel, përmbajnë edhe ca fjalë shqip.

Në të vërtetë, janë lexues të ndryshëm që postojnë suplementin e ri të Corriera della Sera, La Lettura, e cila këtë të diel kishte në kopertinë një nga vizatimet e Kryeministrit Edi Rama, por duke qenë që ai, në origjinal, i realizon ato mbi fletët e axhendës, në krye të faqes, lexojmë në shqip muajin dhe në vazhdim gjithë aktivitetet e asaj dite, që duket se ka qenë e ngjeshur, por sërish Ramës i ka dalë koha për krijimtari artistike.

Faqja në Instagram e La Lettura-s ka ripostuar fotot e lexuesëve të saj.

 

La Lettura in Langa #lalettura @la_lettura #langhe #lamorra

A post shared by Valentina Giudici (@wallysimpson84) on

Por një nga lexuesit që është tërhequr nga ky botim dhe e ka ndarë në profilin e tij, pa e bërë pjesë të mozaikut mëngjesor, por thjesht si kopertinë është edhe stilisti i njohur italian i D&G, Stefano Gabbana.

 

@corriere @la_lettura ❤️❤️❤️❤️❤️🇮🇹 @bastefanelli

A post shared by stefanogabbana (@stefanogabbana) on

Krijime të mëparshme të Edi Ramës, të së njëjtës linjë, janë ekspozuar më parë në ekspozita në Evropë dhe Amerikë.