Fjolla Morina i jep fund lidhjes me futbollistin 25-vjeçar, arsye xhelozia

Në dashuri mosha nuk ka rëndësi. Është një shprehje që e dëgjojmë shpesh në ditët e sotme, veçanërisht kur shohim divat e skenës botërore me partnerë shumë herë më të vegjël se ato në moshë. Një zgjedhje të tillë ka bërë edhe Fjolla Morina. Këngëtarja e njohur është mama e dy vajzave, ndërsa sa i takon dashurisë, gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, së fundi Fjolla u pa në krahët e një ish-futbollisti 25-vjeçar. Bukuroshja nga Kosova nisi romancën me një djalosh nga Tirana, i cili është një personazh i panjohur për publikun, por i njohur në rrethet e ‘shoëbiz’-it, për shkak të jetës së tij luksoze dhe makinave të shtrenjta. 25-vjeçari me emrin Geri thuhej se kishte bërë për vete këngëtaren gjatë kohës që ajo ishte në Tiranë, për të marrë pjesë në spektaklin “Dance ëith me”. Por tani, pas thuajse një vit bashkë, lidhja e tyre ka marrë fund. Burime të “Bluetooth” tregojnë se Fjolla është prej disa javësh single, pas ndarjes nga Geri. Fundi i dashurisë së tyre ka ardhur për shkak të konflikteve të shpeshta që vinin si pasojë e xhelozisë. “Distanca, impenjimet e Fjollës dhe udhëtimet e saj të shpeshta bëri që Geri të ishte xheloz”, tregojnë njerëz të afërt me Fjollën, ndërsa theksojnë se ajo nuk e duronte dot këtë fakt dhe vendosi t’i japë fund./GSH/

Zbulohet e dashura e re e gazetarit, kush është aktorja e njohur?

Enrik Mehmetaj nuk është më ‘single’. Ka qenë vetë gazetari që e ka zbuluar këtë fakt në rrjetet sociale. Në një foto në Facebook, Enriku ka shkruar se e dashura e tij e re është aktorja e Hollywood-it, Eliza Dushku. “Me të dashurën e re, aktoren e Hollywood, Eliza Dushku”, ka shkruar gazetari në Facebook, ku shihet fotografia e tij me Elizën duke bërë shqiponjën.

Aktorja me origjinë shqiptare ka ardhur këto ditë në vendin tonë, ku dhe ka takuar gazetarin e njohur. Natyrisht që statusi i Enriku për të dashurën e famshme është një shaka, edhe pse asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ketë mes të dyve./GSH/

Pas “Big Brother”, Kleodiana i rikthehet punës së vjetër

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Kleodiana ka rrëfyer se punonte si kërcimtare në një lokal nate. Gjendja e vështirë ekonomike e kishte detyruar atë të lërë studimet dhe të punojë. Babai nuk e ka mbështetur asnjëherë deklaroi Kleodiana dhe punën si kërcimtare e ka nisur për të ndihmuar familjen. Por, çfarë ka ndodhur me jetën e saj pas daljes nga shtëpia? Sipas informacioneve të “Bluetooth”, Kleodiana i është rikthyer punës së saj të vjetër, ndërsa së fundi është shfaqur edhe si figurante në një event të organizuar në Tiranë me motorë.

Nostalgji për gjoksin e Çilit

Në një kontroll arkivi, gazeta Panorama ka zbuluar këtë fundjavë një foto të Çiljetës të rreth 9 viteve më parë. Natyrisht, ajo që bie në sy është dekolteja provokuese, pika e fortë dhe sensuale e këngëtares, e cila prej disa muajsh tashmë ka fituar një pamje të re pas ndërhyrjes në gjoks. Por edhe flokët e shkurtër dhe biondë, Çili i ka lënë pas tashmë dhe duket se ka fituar sigurti te brunia. Megjithëse, siç e ka thënë edhe vetë, dilema e saj më e madhe është pikërisht ajo e flokëve, brune apo bionde.

Kanionet e Osumit bashkojnë VIP-at

Kanionet e Osumit, kanë qenë gjithnjë një destinacion i preferuar për personazhet publike, të cilët janë të apasionuar pas sporteve të natyrës… Kështu ka ndodhur edhe këtë fundjavë, kur fytyra shumë të dashura të ekranit i janë bashkuar Albanian Rafting Group për të eksploruar kanionet e Osumit. Figura të dashura si Blendi Fevziu, Drini Zeqo, Viola Spiro, Beatrix Ramosaj, etj., i janë bashkuar kësaj aventure fantastike. / revistawho/