Fotoja që konfirmon shtatzëninë e ish-të dashurës së Majk?

Reperi nga Kosova, Majk, është përfolur gjatë për lidhjen e tij me modelen Majlinda Zeka. Anëtari i “Babastars” u përpoq ta mohonte fillimisht lidhjen, e pasi u kap “mat”, ai u detyrua të konfirmonte historinë e tyre të dashurisë. Vetëm pak muaj më pas, adhuruesit e Majk u befasuan nga lajmi se reperi i njohur ishte ndarë, ndërsa do të bëhej së shpejti baba, fakt që vetë ai e mohoi. Por tashmë nuk ka vend për dyshime. Ish-e dashura e Majk është shtatzënë. Majlinda Zeka ka publikuar një foto ku barku i saj i fryrë shihet qartë, duke konfirmuar kështu edhe shtatzëninë. Nga ana tjetër, ende nuk është e qartë nëse Majk është apo jo baba i fëmijës që pret bukuroshja nga Kosova. “Nuk di asgjë për shtatzëninë, Majlinda nuk më ka thënë asgjë”, ka treguar Majk pak javë më parë për suplementin e Gazeta Shqiptare “Bluetooth”, duke lënë të kuptohet se edhe ai është në dyshime. Ndërkohë, modelja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për shtatzëninë apo për atësinë e foshnjës që është duke pritur. Megjithatë, nëpërmjet një fotoje ajo ka zbuluar se është në pritje të një djali.

Seldi ndahet sёrish nga e dashura, ja arsyeja

Pas ndarjes nga e fejuara, Seldin e le edhe e dashura e re. Jeta sentimentale duket se nuk është në ditët e saj më të mira për Seldi Qalliun. Këngëtari, i cili vetëm pak muaj më parë i dha fund fejesës 5-vjeçare me Dafina Zekën, vajzën e gazetarit Milaim Zeka, ka pësuar një tjetër disfatë në dashuri. Lidhja e tij e re me një vajzë nga Tirana ka pësuar sërish të njëjtin fund. Burime të suplementit “Bluetooth” në Gazeta Shqiptare kanë treguar se Seldi është ndarë prej pak javësh nga e dashura e tij e fundit. Në fakt, çifti nuk kishte dalë asnjëherë me një deklaratë për raportin e tyre, por pavarësisht kësaj ishin parë shpesh në Tiranë. “Dalin thuajse çdo ditë nga liqeni dhe duken mjaft intim. Ndonjëherë kapen prej dore”, thoshin asokohe burimet e “Bluetooth”, teksa konfirmonin romancën e tyre. Por, tani, miq të çiftit kanë treguar se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte mungesa e dëshirës së Seldit për ta marrë marrëdhënien seriozisht.  “Ai nuk impenjohej mjaftueshëm, nuk kishte dëshirë që lidhja të bëhej më serioze”, kanë treguar miq të tyre. E në fakt, të njëjtën gjë kishte thëne edhe Seldi pak kohë më parë. I pyetur për raportet me femrat, këngëtari, njëkohësisht ish-banor i “Big Brother” tregonte se nuk donte që të angazhohet seriozisht në një raport të ri, por ishte në kërkim të flirteve ditore.

Noga harron Kristelën, ja në krahët e kujt ka gjetur ngushëllim

Vitin e shkuar historia e tij me Kristela Gjokën bëri bujë në media. Noga dhe Kristela ishin të martuar dhe u divorcuan për arsye të cilat Noga tha se nuk i ka të qarta, ndërsa e akuzoi ishin e tij për vrasjen e fëmijës së tyre. Por, çdo gjë duket se tani ai e ka hedhur pas krahëve dhe po shijon jetën me një bukuroshe të re. Ajo quhet Ardita Thaqi dhe ditën e sotme Noga i ka dhuruar një arush panda, bardhë e zi. Foton e ka postuar vetë djali në rrjetet sociale. Komentues të shumtë urojnë çiftin, ndërsa vetë vajza në Instagram shkruan se është e dashuruar me A.A (Agron Abdullahu). Ngelet të shikojmë se si do të shkojë kjo marrëdhënie, shkruan Jeta Osh Qef.

 Drita Stubllën e tradhton Snapchat, publikon foto me djalin e presidentit Thaçi?

Djali i presidentit Hashim Thaçit, Endriti dhe Drita Stublla, motra e kreatores së njohur Lia, kanë qenë kryetema e mediave rozë këtë javë. Fillimisht u aludua se këta të dy janë në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit pёlqente çdo postim tё bukuroshes Stublla në Instagram. Gjatë kësaj rruge në ‘lojë’ është futur edhe një bukuroshe tjetër, modelja Suzana Tahiri nga Vushtrria, për të cilën gjithashtu u hodhën polemika se ka kontakte të vazhdueshme me djalin e Thaçit, gjersa vet kjo e fundit të premten demantoi gjithë këtë lajm përmes rrjeteve sociale, duke e quajtur një gënjeshtër të madhe. Megjithatë duket se dy personazhet, Endriti dhe Drita, kanë fituar tashmë gjithë vëmendjen e publikut, të cilët më shumë se kurrë janë të interesuar të verifikojnë nëse lajmi për ta është i vërtetë apo jo? Vetё bukuroshja i ka shtuar “benzinë zjarrit” të thashethemeve për “lidhjen” e tyre, duke publikuar një fotografi mjaft të dyshimtë në llogarinë e saj personale në SnapChat. Në fotografi, Drita tregon se është duke kaluar çaste të bukura nën shoqërinë e një mashkulli me gotat e verës, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan shkronjën “E”, e cila është inicialja e djalit të presidentit. Ajo nuk ka preferuar që të zbulojë fytyrën e mashkullit që e ka shoqëruar këtë mbrëmje, por kjo fotografi duket të jetë një shenjë ‘konfirmuese’, e cila dalëngadalë po e bashkon “enigmën” që showbiz-i shqiptar ka vënë në synim, shkruan Express Roze.

Stresi publikon këngën nga arratia, jep mesazhin e fortë

Edhe pse i shpallur në kërkim reperi Stresi ka gjetur mundësinë për të publikuar këngën e tij më të re me titull “Mos u dorëzo”. Reperi e ka paralajmëruar edhe më parë publikimin e kësaj kënge. Duket se ky produksion vjen si një mesazh nga reperi për t'u mos u dorëzuar para asgjëje. Vetëm pak ditë më parë ai e ka shpallur veten, “Robin Hood”.