Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën vjetore të muzikantëve më të paguar të vitit, me artistë si Coldplay, Beyonce, Diddy dhe Justin Bieber, mes shumë emrave të tjerë të famshëm.

Diddy (Sean Combs) është në krye të listës, duke regjistruar shifrën më të lartë me 130 milionë dollarë, falë marrëveshjes që ka arritur me Ciroc vodka, shitjes së një të tretës së Sean John për 70 milionë dollarë dhe një turneu muzikor ‘Bad Boy Family Reunion.’

Pas tij vjen Beyonce, e cila regjistron një shifër prej 105 milionë dollarësh fitim, falë ‘World Tour’, që u mbyll në fund të 2016-ës. I gjithë turneu i artistes grumbulloi më shumë se 250 milionë dollarë.

The Weeknd dhe grupi britanik Coldplay renditen në 5 top five, me fitime 94 milionë dollarë dhe 84 milionë dollarë.

Hyrja më e re në listën e Top 10 është Justin Bieber, i cili ka pasur një vit të suksesshëm në karrierën e tij, edhe falë 105 live show-ve që u zhvilluan gjatë kohës që përgatitej lista e Forbes.

Top 10:

1) Diddy (130 milionë $)

2) Beyonce (105 milionë $)

3) Drake (94 milionë $)

4) Weeknd (92 milionë $)

5) Coldplay (88 milionë $)

6) Guns N 'Roses (84 milionë $)

7) Justin Bieber (83.5 milionë $)

8) Bruce Springsteen (75 milionë $)

9) Adele (69 milionë $)

10) Metallica (66.5 milionë $)