Jemi në periudhën më të bukur të vitit ku kryefjala e çdo dite është festa, dekori, familja dhe zhurma e njerëzve të gëzuar.

Edhe pse në Shqipëri, pak janë vendet që zbardhen nga bora në këtë periudhë, gjë që nuk na lejon të shijojmë borën dhe rrëshqitëset në akull, qytetet ofrojnë një atmosferë të gëzueshme, plot drita me ngjyra që ndriçojnë rrugët si dhe hapësira të dedikuara vetëm festave të fundvitit.

Por festat gjithmonë shoqërohen me këngë dhe tinguj të cilët plotësojnë edhe ndjeshmërinë shpirtërore të dëgjuesve. Imagjinoni të jeni pranë oxhakut me zjarr, një gotë verë në dore, me bredhin që vezullon pak me tej dhe me tingujt e “O Holy Night” në sfond. Ose t’i këndoni njëzëri në makinë teksa shkoni për të blerë dhuratat, për të takuar njerëzit e afërt apo drejt një destinacioni malor. A nuk i ëndërrojmë kështu festat të gjithë?

Ja një listë me këngët më të bukura klasike të festave të fundvitit që mund t’i dëgjoni kudo, në shtëpi, në makinë, në punë apo kudo që ndodheni.

 

10. You’re a Mean One, Mr. Grinch

Është një ndër këngët më të bukura dhe te kënduara të këtij sezoni. Është kolona zanore e librit për fëmijë “Si Grinçi vodhi Krishtlindjet!”

 

9. Last Christmas

“Last Christmas” është një këngë e krijuar nga George Michael dhe e performuar nga duoja Angleze Wham!, e publikuar në vitin 1984. Kjo është nga ato këngë që do e dëgjoni gjithmonë gjatë periudhës së festave.

 

8. Christmas Wrapping

Edhe pse me ritme të shpejta, Christmas Wrapping bën pjesë në listën e këngëve klasike të Krishtlindjeve. Versioni i parë i këngës është kënduar nga the Waitresses në vitin 1981 por shumë herë është bërë cover nga këngëtarë dhe grupe të tjerë.

 

7. Mary, did you know?

“Mary, did you know” është një ndër këngët më të njohura të Krishtlindjes. Kënga arriti të listohej e 6-a në renditjet ndërkombëtare të TOP hiteve.

 

6. Santa Claus is Coming to Town

Versioni i “Santa Claus is Coming to Town” i Michael Buble është pjesë e albumit të tij për Krishtlindje. Është një ndër hitet më të njohura të festave dhe është publikuar për herë të parë nga Eddie Cantor në vitin 1934.

 

5. I’ll Be Home for Christmas

Kënga origjinale e kënduar nga Bing Crosby është një dëshira zemër thyese e ushtarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe sot kjo këngë është një standard i artë i muzikës së festave e cila i dedikohet të gjithë ushtarëve që kjo periudhë i zë në luftë.

 

4. All I Want for Christmas is You

Edhe pse kjo këngë është shumë e re në krahasim me këngët e tjera të listuara në këtë përzgjedhje, ajo e meriton të jetë një ndër klasiket më të bukura të këngëve për periudhën e festave. Kënga e performuar nga Mariah Carey e ka patur debutimin e saj të parë në vitin 1994.

 

3. O Holy Night

Një ndër këngët më frymëzuese dhe që të gjithë e admirojnë për mesazhin dhe melodinë që ajo përcjell është “O Holy Night.” Versioni anglisht i saj është përshtatur nga një poeme franceze e vitit 1855.

 

2. Have Yourself a Marry Little Christmas

Për herë të parë kjo këngë u performua nga Ralph Blane në vitin 1944, por më vonë ishte Frank Sinatra që solli versionin e saj më të njohur me disa ndryshime në teks nga ai origjinal.

 

1. White Christmas

Nëse do të shikonim për një këngë e cila nuk do të dilte asnjë herë nga lista e këngëve më të dëgjuara të Krishtlindjes, ajo me siguri do të ishte “White Christmas.” Ajo është gjithashtu një ndër këngët më të shitura.

 

BONUS

Por këngët e festave të fundvitit nuk u kanë shpëtuar edhe ripërpunimit të tyre në forma të ndryshme. Ja një version ku hiti “Carol of the Bells” vjen në një version shumë interesant nga Lindsey Stirling.

 

Kënga më e fundit e Sia – Snowman është dhe lajmi më i fundit i albumit të ri që Sia ka përgatitur për festat e fundvitit. Shijojeni.