Në ceremoninë “Grammy award”, këngëtarja Adele fitoi çmimin “Albumi i vitit”, duke mundur kështu në garë Beyoncen me “Lemonade”.

Ndonëse u gëzua sigurisht shumë nga kjo fitore, Adele e ndau në dy pjesë trofeun, pasi sipas saj, duhet ta fitonte Beyonce. Ky gjest i Adele u vlerësua në maksimum nga të gjithë, duke treguar edhe një herë se ajo është një artiste e madhe jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.  

Megjithatë edhe pse nuk fitoi çmimin “Albumi i vitit”, diva e muzikës pop ka marrë një tjetër trofe: ajo është shpallur këngëtarja më e paguar e vitit, 105 million $. Në vendin e dytë u rendit Adele e cila ka fituar 69 milionë dollarë këtë vit, e ndërsa në vendin e tretë Taylor Swift me vetëm 44 milionë dollarë. Megjithatë të ardhurat e Swift është e sigurt që do të kenë një rritje pas publikimit të albumit të saj “Reputation”, i cili erdhi pak më vonë pas përfundimit të listës nga Forbes që i përket periudhës (1 Qershor 2016 deri më 1 Qershor 2017).

Në vendin e katër renditet Celine Dion me 42 million $ dhe në vendin e pestë qëndron këngëtarja Jennifer Lopez me 38 million $ të fituara brenda një viti.