Të gjithëve na ndodh shpesh që duam të shohim një film por nuk zgjedhim dot se çfarë duam nga moria e madhe e filmave që kemi në dispozicion. Ja një listë me 10 filma të Hollywood që duhet të shohësh përpara se të plakesh.

Mr and Mrs Smith (2005)
Ky është ndër filmat më të ndjekur hollivudian. Me pjesëmarrjen e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, filmi tregon jetët e dy spiunëve që martohen me njëri tjetrin pa e ditur që janë spiunë dhe që punojnë për dy kompani rivale. Filmi ka skena fantastike dhe një kimi që mbahet mend ndërmjet aktorëve kryesor.
The Man from Earth (2007)
I gjithë filmi është vendosur përreth shtëpisë së Oldman dhe festës së tij të ikjes dhe është i gjithi i krijuar pothuajse vetëm me dialogje. Historia vazhdon me argumente intelektuale ndërmjet Oldman dhe shokëve të tij të fakultetit dhe biseda na tregon historinë që nga fillimi i kohërave e deri tani.
Gangs of New York (2002)
Me regji të Martin Scorsese, ky është një ndër filmat më të mirë të Leonardo Di Caprios. Një dramë historike që daton në 1863 dhe kap lindjen e qytetit te New Yorkut si dhe gangesterët që tentonin të kontrollonin rrugët. Ky është gjithashtu një film shumë informativ përsa i përket pjesës historike, por edhe shumë aventuresk.
Wendy and Lucy (2008)
Kelly Reichhardt krijon filma të cilët fillojnë me pretendime shumë të vogla, si ky. Gjatë verës, një seri fatkeqe ndodhin për të krijuar një krizë financiare për një vajzë të re dhe ajo, shumë shpejt, e gjen jetën e saj duke i ikur nga duart. Filmi të tërheq thellë në eksperiencën njerëzore. Ky është një film me buxhet të ulët dhe duhet parë me patjetër.
The Dark Knight (2008)
Christopher Nolan është thjesht më i miri. Nuk ka asnjë argument që të hedhë posht faktin se ai është një ndër regjisorët më të mirë që Hollywood ka. Ky është një film që e ka ndryshuar totalisht botën e superheronjëve dhe që ka shumë për t’i dhënë publikut.
Fight Club (1999)
Një punonjës zyre insomaniak i cili po kërkon të ndryshojë jetën e tij, i kryqëzohen rrugët me një kuzhiniere që ka për specialitet supat, duke krijuar një klub të fshehtë sherri i cili zhvillohet në diçka shumë më të madhe. Kasti i aktorëve është plot talent. Historia dhe vendosja në ekran flasin vetë. Ky është një nga ata filma që ka filluar si një film i radhës dhe që sot është një ndër filmat më kult dhe klasik.
Predestination (2014)
Ky është një triller i mbushur me mister i cili tregon jetën e një agjenti që lëviz në kohë. Në detyrën e tij të fundit, ai duhet të ndjekë një kriminel i cili e ka shmangur atë për gjithë kohën. Filmi është në fakt i bazuar në një histori të shkurtër të titulluar “All you zombies” nga Robert A. Heinlein.
V for Vendetta
Filmi zhvillohet në një univers alternativ ku Gjermania, nën drejtimin e Hitlerit, ka fituar Luftën Botërore dhe kjo ka sjellë një botë shumë më ndryshe nga ajo që ne njohim sot. Ky film është krijuar për atë botë. Në një botë tiranie, një luftëtar lirie, i njohur vetëm nga aleatët e “V”, krijon një plan për të mposhtur qeverinë me ndihmën e një vajze të re.
Inception (2010)
Një hajduti, i cili vjedh sekretet e corporatave duke përdorur një teknologji e cila ndërvepron nëpërmjet ëndrrave, i është dhënë detyra të krijojë një ide të re dhe ta vendosë atë në mendjen e CEO-së së kompanisë. Ky film është i mbushur plot me aventurë dhe ka mbërthyer shumë audience përballë tij. Ai është gjithashtu një ndër filmat më të ndjekur të Leonardo Di Caprio.
Into the Wild (2007)
Jeta është e lirë. Pas diplomimit nga Universiteti i Emory, student i shkëlqyer dhe atleti shumë I zoti Christopher Mçandless heq dorë nga pasura e tij duke e dhënë atë për bamirësi dhe niset për në Alaskë për të jetuar në zonën e egër. Gjatë rrugës, Christopher takon shumë karaktere të cilët e bëjnë atë personazhin që shfaqet në film.