Të qenurit i famshëm nuk është aspak e lehtë, por duket se është puna më e mirëshpërblyer.

Këta personazhe kanë arritur të fitojnë shuma marramendëse vetëm brenda një viti, që ndoshta shumë prej nesh mund t'i duken të pabesueshme.  

Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë “Forbes” ka publikuar listën e artistëve më të paguar të vitit ku rezulton se gjatë 12 muajve të fundit, 100 të famshmit më të paguar në botë kanë fituar 5.51 miliardë dollarë më shumë se vitin e kaluar, një shifër më e madhe se GPD- ja e Belize, Liberisë and Gambias së bashku.

Kjo listë kryesohet nga reperi ameriakn Sean Combs, njohur si Diddy me 130 milionë dollarë, në vendin e dytë renditet diva e muzikës Pop Beyoncé me 105 million dollarë dhe në vendin e tretë shkrimtarja e librave të Harry Potter J.K. Rowling.

Surprizë ka qenë këngëtari kandez “The Weeknd”, duke hyrë në top 10’shen e këtij viti për herë të parë.

Shihni më poshtë listën e artistëve më të paguar:

1. Sean Combs, $130 million

2. Beyoncé Knowles, $105 million

3. J.K. Rowling, $95 million

4. Drake, $94 million 

5. Cristiano Ronaldo, $93 million

6. The Weeknd, $92 million

7. Howard Stern, $90 million

8. Coldplay, $88 million

9. James Patterson, $87 million

10. LeBron James, $86 million