move   E | F

Ekonomia nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e njerëzve. Sigurisht mbetet një nga shtetet më të zhvilluar, por probleme ekonomike ka plot dhe megjithatë Italia është vendi ku jetohet më gjatë.

Gadishulli në perëndim të Shqipërisë është renditur shteti më i shëndetshëm në Tokë në Indeksin Global të Shëndetit Bloomberg, që përfshin 163 shtete.  Një fëmijë i lindur në Itali mund të presë të bëhet 80 e ca vjeç, ndërsa 2,800 milje në jug, në Sierra Leone, mosha mesatare e parashikuar për një fëmijë që lind sot është 52 vjeç.

Edhe pse Italia është ndër shtetet më të zhvilluara, rritja e konomike ka disa dhjetëvjeçarë që ka ndaluar dhe gati 40 për qind e të rinjve janë pa punë, ndërsa shifrat e borxhit janë ndër më të lartat. Megjithatë italianët janë në formë më të mirë sesa amerikanët, kanadezët apo anglezët, të cilët vuajnë të gjithë nga tensioni i lartë gjaku, kolesteroli i lartë dhe shëndeti më i dobët mendor.  

Mendohet që ndikim ndër të tjera ka dieta e tyre, e pasur me perime dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Shtetet në këtë tabelë janë renditur sipas jetëgjatësisë, rreziqeve për shëndetin si tensioni i lartë, kequshqyerja, uji i pijshëm i pastër etj..

Islanda, Zvicra, Singapori dhe Australia plotësojnë 5-shen a shteteve më të shëndetshme në raport.

Në listën e publikuar që ka 25 shtete, Shqipëria nuk bën pjesë, por edhe vendet më të zhvilluara nuk janë pa rreziqe. Obeziteti mes tyre. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e 34 me notën 73.05 nga 100 dhe notën 67.3 për njerëzit mbi peshë, duke qenë një nga shtetet më të rëndë në glob.