Një nga vajzat super sexy të televizionit, të cilën media e ka përfshirë në histori të pavërteta ndonjëherë, por kësaj radhe Einxhel Shkira flet vetë për dashurinë. Dhe kategoritë e djemve që ngelen jashtë pëlqimeve të saj. Në fund të intervistës, do njihni një anë tjetër të modeles, prezantueses së INtv dhe vajzës që pret të diplomohet për arkitekturë. Anën e sinqertë dhe çapkëne. E cila, po kaq sinqerisht, na tregon diçka. Nëse jeni kureshtarë ta dini, aktualisht është “fare single”, por kjo nuk e bën më pak interesante këtë intervistë.

Dashuria e parë, të kujtohet?

Më kujtohet...shumë mirë madje!

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

As vetë s’e di si ta quaj.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

Nëse vlen personi me të cilin je dashuruar, atëherë ia vlen dhe të ngulësh këmbë...

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

Le të themi disaaa shot-sa.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

Do duket gënjeshtër, por s’kam asnjë strategji sepse as të flirtoj s’jam shumë e zonja. Besoj shumë te energjia e tërheqjes dhe deri sot, nëse më ka pëlqyer dikush, ka përfunduar gjithmonë duke ardhur vetë.

Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?

Djemtë e mamit dhe babit, djemtë pa vizion për jetën dhe pa ambicie, por mbi të gjithaa lacat, pak a shumë këto janë te lista"No shanse"!hahahah

Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?

Siç thashë dhe më lart, nuk përdor asgjë, të paktën jo qëllimisht, apo me paramendim, vendos të jem gjithmonë vetja ime me të gjitha cilësitë e mira apo të këqija që mund të më ketë dhënë Zoti dhe më ka rezultuar me sukses deri tani.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri?

Të gjitha shqisat luajnë rolin e vet në dashuri, por më e forta mendoj se është e të prekurit…aty arrin të ndiesh një si elektricitet, a diçka kimike që me fjalë zor se përshkruhet.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

Shumëë keeeq. Asnjëherë s’i kam kushtuar vëmendje veshjes në takimet e para. Më mirë të më shihte në formën time më të zakonshme, pa shumë zbukurime apo trukime. Kështu bindem që më do dhe nëse ngjaj shëmtuar :).

Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

Unë, ka raste e ndërroj veshjen pesë herë dhe për një kafe me shoqet, kështu që mendoj është thjesht dëshirë për t’u dukur mirë. Sepse për shenjë dashurie është të jem gati në orar.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

Jo vetëm dashuria, por dhe në pëlqim, i besoj gjithmonë shikimit të parë apo një lloj intuite të fortë që kam. Nëse nuk më ndodh goditja që me shikim të parë, atëherë le ta mendoj sa të dua prapë, s’më tërheq dikush.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

Varet nga lloji i marrëdhënies, por mendoj që mund të ndodhin të dyja situatat.

Serial lover-ët i shmang apo të joshin?

Nëse flasim për histori të çuditshme dhe “complicated” s’di pse unë jam personi i duhur. Situatat e qeta më mërzisin shpejt.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

Shumëëëë çmenduri!!! Ajo është pjesa më e bukur mendoj.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

Hmmm...pak nga të dyja do ishte perfekte për mua. Pasi si vetja s’do e doja dikë se vetëm do zihesha, por dhe shumë të kundërt s’do e doja pasi e sigurt që s’do përshtatej dot me mua dhe jetën time.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

Të shohim në të njëjtin drejtim mendoj se na çon më gjatë në një rrugë bashkë, ndoshta dorë për dore së bashku…

Sakrifica apo lule dashurie?

S’jam vajza e luleve!!

Bëjmë një bilanc të historisë suaj?

S’ka bilanc që e merr përsipër këtë punë :).

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

Kur filloj të mendoj për dikë tjetër në jetën time përveç vetes time, kur mendoj për "dy", kur më mungon aq shumë sa të mos dua të jem vetëm me veten time,gjë që vështirë të ndodhë se zakonisht jam shumë rehat dhe vetëm...

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

Hmmm..vend? ushqim? muzikë?

-Jamaica!!! Një dashuri që i ka të tria në një.

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

S’ka dashuri mesatare!