Me siguri e keni dëgjuar emrin e modeles franceze Thylane Blondeau. Sot ajo është një bukuroshe 16-vjeçarja që punon me emrat më në zë në fushën e modës dhe me kopertina si Vogue, por shumë vite më parë, kur nisi të shfaqej në kopertinat e para, ishte vetëm 6 vjeç dhe u konsiderua si modelja më e bukur në botë. Vogëlushja, dy vjet më parë ecte në pasarelën e Jean Paul Gaultier. Dhe hapat ishin të sigurt…

Sigurisht, kjo ishte një hyrje befasuese në industrinë e modës, sepse të gjithë ata që besuan se Thylane premtonte të ardhme në pasarela, kishin të drejtë. Shumë njerëz menduan se ishte e tepërt që 10-vjeҫarja të bëhej pjesë e kopertinës në vitin 2011, në Vogue Paris. Por vetëm disa vjet më vonë, Thylane nënshkroi kontrata të majme me IMG Models dhe L'Oréal.

Pasi bëri debutimin në tapetin e kuq në Kanë, me një pamje mjaft elegante, të gjithë ishin të sigurt për modelen më të bukur në botë: Thylane është në hapa të sigurt dhe po ndjek gjurmët e modeleve të preferuara të pasarelave. Vizitoni Instagramin e saj dhe binduni se gjithҫka është bresëlënëse.