Çfarëdo që të thuhet për këtë çift është e pakët. Dhe kjo sepse ata nuk janë vetëm të bukur, të talentuar dhe të famshëm, por kryesisht sepse me kalimin e viteve, ata vërtetojnë se janë shumë më shumë se sa dy fytyra të bukura që aktrojnë në filma të ndryshëm. Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Ata janë bashkë prej shumë vitesh, (askush nuk e harron tradhëtinë e tij kundrejt Jennifer Aniston), por vendimin e madh për t’u martuar e morën vetëm para dy vitesh, si sot.

Dhe ceremonia ishte fiks siç e prisnim, e thjeshtë dhe plot stil, me gjashtë fëmijët e tyre të luanin rolin protagonist, dhe vellon e Angelinës plot me vizatimet e tyre.

Në këtë përvjetor, ne po risjellim disa nga fotografitë e tyre të përbashkëta, ato më të ëmblat nga 11 vitedashuri.