Në krye të botës, në atletikë, u rendit edhe një herë Usain Bolt, i cili plotësoi 3 me 3, pasi fitoi medaljen e artë në stafetën 4x100m të meshkujve, duke bërë krenare vendlindjen e tij, Xhamajkën, por edhe të dashurën Kassi Bennett.

Meqë ai ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve vëmendjen e gjithë botës, ne do të përqëndrohemi te “shoqja” e tij, fashionistja Kassi, të cilën ai vetë e quan “Zonja e Parë”. Meqë ra fjala, ajo ka një trup, për të cilin do të bëheshe xheloze edhe Kim Kardashian. 

Nuk jemi duke e tepruar, sepse kur të shikoni fotot do ju mbushet mendja edhe juve. Kassi është bashkë me atletin e artë që prej janarit, kur vetë Bolt deklaroi se kishte një lidhje serioze, ndëra në muajin prill u panë për herë të parë së bashku në New Kingston.

Bolt është më i dashuruar se kurrë, dhe me të drejtë.