Në jug-perëndim të Bolivisë, gjendet një vend përrallor. Kur liqenet tejmbushen me ujë, një shtresë uji e kthen sipërfaqen në një pasqyrë natyrore që reflekton në mënyrë perfekte qiellin.

Fotografi Hiromasa Kondo që për momentin është në një udhëtim rreth botës, takoi çiftin Shoma dhe Rina në një hostel ku ata po qëndronin. E pasi u miqësuan, Shoma i tha fotografit që do t’i propozonte të dashurës së tij pikërisht në këtë vend magjik.

Në përgatitje për ditën e rëndësishme, ai porositi unazën, mori një fustan nuseje me qira e bleu lulet – gjithçka në fshehtësi të plotë. E Hiromasa ishte aty për të dokumentuar të gjithë ditën.

Duhet thënë që propozimi dhe fotot e çiftit janë vërtet magjepsëse!

Burimi: Buzzfeed