Në intervistën e parë së bashku, çifti i sapofejuar Princ Harry dhe Meghan Markle, treguan për marrëdhënien, jetën e re bashkë dhe familjet e tyre. Mes atyre që zbuluan ishte dhe historia klasike e një çifti, si ishin njohur. Del që ata i ka bashkuar mblesëria, një e njohur e përbashkët i ka nxjerrë në një blind date.

"Ishte një rregullim", ka thënë Markle duke qeshur pranë Harry-t. "Ishte një blind date."

U takuan për një pije, por vazhduan. "Mendoj që shkuam shumë shpejt drejt marrëdhënies, thamë... Mirë, çfarë do bëjmë nesër?", shtoi ajo duke treguar që menduan që duhej të takoheshin përsëri.

"Ne u takuam një herë, pastaj dy, afër e afër, dy takime në Londër, në fillim të korrikut të kaluar", zbuloi Harry.

Më parë ishte thënë që miku i Markle-it, Markus Anderson, një konsulent i SoHo House Group, e rregulloi çiftin, por në intervistën e tyre, ata zbuluan që personi që i kishte prezantuar ishte një mikeshë e përbashkët, femër. Për privatësinë e saj, nuk ia zbuluan identitetin.

Ishte e vështirë për të dy të linin një takim tjetër pas dy të parëve, Harry ishte në Afrikë për një muaj dhe Markle kishte xhirime për telefilmin Suits, por me sa duket e gjetën një "hapësirë" në programet e tyre për t'u takuar. Ky takim, megjithatë do të ishte shumë më larg dhe në një vend shumë më të qetë sesa Londra.

"Pas tre ose katër javësh, unë arrita ta bindja të vinte e të më bashkohej në Botswana dhe bëmë kamping jashtë bashkë, nën qiellin e hapur", ka kujtuar Harry. "Ajo erdhi dhe qëndroi me mua për pesë ditë atje, që ishte absolutisht fantastike. Pastaj kemi qenë vetëm ne, që ishte shumë e rëndësishme për mua të sigurohesha që do të kishim mundësinë ta njihnim njëri-tjetrin."

Edhe pse ishin të dy personazhe publikë, Meghan dhe Harry pak dinin për njëri-tjetrin para se të takoheshin.

"Nuk dija shumë rreth tij, e vetmja gjë që e pyeta mikeshën e përbashkët, ishte 'Është djalë i mirë?',  sepse po të mos ishte i sjellshëm, nuk do kishte kuptim", ka shpjeguar Markle.

Dhe ndryshe nga raportimet e mëparshme, Harry ishte komplet i paprezantuar me aktoren dhe nuk e kishte parë kurrë serialin e saj para takimit të tyre të parë.

"As nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për të deri sa mikesha jonë tha 'Meghan Markle'. Unë i thashë, 'Në rregull, okay? Më jep pak informacion, kush është ajo?'.", shtoi Harry. "Nuk e kisha parë kurrë Suits, nuk kisha dëgjuar kurrë për Meghan më parë dhe u surprizova kur hyra në atë dhomë dhe e pashë dhe ndërsa ajo qëndronte e ulur unë mendova, 'Okay, më duhet të bëj figurë të mirë'.", tha ai.  

Markle tha në emër të të dyve që përvojat e njohjes ishin "rigjallëruese".

"Gjithçka që kam mësuar për të, e kam mësuar nga ai, e kundërta e të lexuarit të lajmeve në  gazeta apo kudo tjetër. Gjithçka që mësova për të dhe familjen e tij ishte ajo që ai më tregoi dhe njëlloj dhe ai për mua", shpjegoi ajo. "Për të dy ne ishte një mënyrë autentike dhe shumë e natyrshme njohjeje."

Çifti pati "pesë ose gjashtë muaj" privatësi, që kishte qenë"shumë e bukur", para se marrëdhënia të bëhej publike, tha aktorja.

Pastaj, një vit e gjysmë më vonë, Harry bëri pyetjen në Kensington Palace dhe Markle pranoi.