Martesë sekrete për modelen dhe aktoren e njohur, në një vend të vogël në Korsikë ku ajo ka kaluar fëmijërinë. Ajo është franceze, e njohur në Itali, ku ka qenë edhe një nga prezantueset e festivalit të Sanremos dhe më shumë prej marrëdhënies së gjatë me aktorin italian Stefano Accorsi.

Laetitia Casta, 39 vjeçe është nënë e tre fëmijëve, dy me aktorin italian dhe një me partnerin e saj të mëparshëm, fotografin francez Stéphane Sednaoui. Këtë herë është dashuruar sërish me një francez, sërish me një artist si ishin dy të tjerët, por 5 vjet më të ri. Ai është gjithashtu një emër dhe fytyrë e njohur.

Quhet Louis Garrel dhe është një nga aktorët dhe regjisorët më të vlerësuar të brezit të ri në Francën intelektuale. Dhe me sa duket i ka rrëmbyer zemrën modeles dhe aktores aq sa të martohej me të pas një historie dhjetëvjeçare me italianin, e cila kishte mbaruar që më parë dhe me të cilin Laetitia Casta ka dy fëmijë Orlando-n dhe Athena-n.

Ndërkaq ai është ishi historik i Valeria Bruni Tedeschi-t, aktores italiane 52 vjeçe, shumë e pranishme  në Francë dhe motra e Carlà Brunit, me të ciliën në 2008-ën Garrel ka adoptuar një vajzë senegaleze.

Louis dhe Laetitia u martuan në një fshehtësi të plotë në plazhin e Lumio-s, një vend i vogël në Korsikë ku aktorja ka kaluar fëmijërinë, në praninë e rreth 40 të ftuarëve. Për të dy, pavarësisht historive, kjo është martesa e parë!