Dasma e Blendi Klosit dhe Nora Gegës, 10 vjet më parë, u përhap me shpejtësi si një ngjarje e bukur, edhe pse nuk ishin themeluar mediat online.

Ai ishte i njohur si politikan i Partisë Socialiste, ndërsa ajo, edhe pse me një profil më pak publik, njihej si asistentja e bukur dhe e zonja e Tv Klan. Sot, Blendi vazhdon angazhimet në PS, ndërkohë që ka qenë edhe ministër dhe Nora vazhdon të punojë në Klan, ku tani është drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, por ndërkohë kanë krijuar një familje të mbushur me dashur. Ata janë prindër të Aronit dhe Amblës.

"07-17 dhjete vjet si ne enderr", shkruan ish-ministri.

Duhet t'i duket vërtet si një ëndërr, ndërsa vitet kalojnë, fëmijët rriten dhe ai vazhdon ndërkaq angazhimet dhe udhëtimet e shumta që i imponon politika, por edhe për faktin që Nora nuk ndryshon me kohën. Sa herë ai të dojë ta shkundë nga mendja idenë e viteve të kaluara si në ëndërr, zgjimi me Norën dhe fëmijët pranë, do jetë po aq i bukur.

Dhe fëmijët janë aty për të treguar që ato vite kanë kaluar me të vërtetë!