Një 93-vjeçare nga Australia nuk ishte e sigurt se çfarë do të vishte në dasmën e saj, kështu që iu drejtua internetit për të marrë një përgjigje. Sylvia Martin vizitoi një faqe Birdsnest për të gjetur fustanin që do të veshë muajin e ardhshëm. Dyqani i postoi në internet fotot e Martin me versione të ndryshme fustanesh dhe u kërkoi ndjekësve të zgjidhnin cili u dukej atyre më bukur. Në fotot e postuara, shkruhej edhe një copëz historie për martesën e Martin me 88-vjeçarin Frank.

Frank dhe Sylvia janë njohur më shumë se 20 vjet më parë. Frank i ka kërkuar Sylvia-s shumë herë për t’u martuar me të, por ajo gjithmonë e ka refuzuar, duke menduar se marrja e një mbiemri të ri do të ishte mungesë respekti për bashkëshortin e saj të vdekur. Një vit më parë, Sylvia u sëmur dhe u shpërngul në Canberra për të qenë pranë familjes dhe Frank mendoi se të gjithë shpresat u shuan.

Kur u shërua dhe u rikthye, Sylvia e gjeti Frank-un, i cili në atë kohë jetonte në Adelaide, dhe e bindi që edhe ai të jetonte në Canberra për të qenë afër saj. Frank u zhvendos para pak muajsh dhe i kërkoi sërish Sylvia-s të martohej me të. Sylvia kishte mësuar se mund ta mbante mbiemrin që kishte edhe pas martesës, kështu që tha PO.

Në fund të muajit maj, postimi u bë viral dhe sipas The Canberra Times, Martin do të veshë variantin C — por bleu edhe variantin D për raste më casual.