Ky është një propozim martese që është e pamundur t’i thuash “jo”. Në një pasdite të bukur dimri, edhe pse e mbuluar me re, Adam, Hannah, dhe djali i tyre 1-vjeçar, Jace, bënë një shëtitje përgjatë parkut në Cape Girardeau, Missouri, për të realizuar atë që Hannah kishte dëshiruar prej kohësh – një set me foto familjare. Por pwr Hannah ishte gati një surprizë e madhe. Fotografja Lindsay Blum, e cila realizoi setin e mrekullueshëm, tregon historinë:

 “Ndërsa isha duke e fotografuar familjen mbi një urë të thjeshtë, Adam i kërkoi Hannah të kthehej në makinë për të marrë një buzëkuq. Në kohën që ajo u largua, Adam nxori një bluzë të stampuar në të cilën shkruhej "Do të martohesh me babin?” dhe ia veshi djalit. Pasi Hannah u kthye me buzëkuqin në dorë, Adam i kërkoi asaj të zhvishte xhaketën e djalit Jace, për të zbuluar surprizën e tij. Pas habisë dhe lumturisë së saj, Adam u ul në gjunjë për t’i kërkuar dorën. Ishte një moment shumë i veçantë të shihje se si Adam dhe Jace i bënë një propozim aq të bukur të dashurës së tyre."